Lajme

Nuk do ta besoni se çfarë i kanë bërë policët në Shqipëri, një turisti nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 07 August 2017

Një turist nga Kosova ka denoncuar një ngjarje jo fort të këndshme që i ka ndodhur në Shqipëri, pasi është përballur me sjelljen aspak profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ai tregon se është nisur nga qyteti i tij për në bregdetin shqiptar gjatë orëve të natës dhe e papritura i ka ndodhur me policinë tonë.

E kanë ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, teksa fëmijët e tij ishin në gjumë dhe pasi e gjetën me të gjithë dokumentacionin të rregullt, ashiqare i kërkuan bakshish.

-Advertisement-

Por pas kësaj ka reaguar edhe Policia e Durrësit, shkruajnë mediat shqiptare.

SQARIMI I POLICISË

Në lidhje me një publikim në media online, ku një qytetar nga Kosova ka denoncuar dy punonjës policie me pretendimin se i kanë kërkuar ryshfet, bëjmë me dije se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave.

Nga verifikimet e kryera është konstatuar se në lidhje me rastin e denoncuar, për mjetin në fjalë është vendosur një masë administrative nga patrulla e Policisë.

Për veprime të mëtejshme më të hollësishme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe marrjen e masave përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon çdo qytetar për bashkëpunimin dhe mediat per denoncimin, duke garantuar marrjen e masave konkrete ndaj punonjësve që shkelin ligjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera