Lajme

Nuk do ta besoni cilës parti i bashkohet djali i Sami Lushtakut

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 12 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht lideri i saj Kadri Veseli e ka gjetur metodën e përvetësimit të atyre që kanë shkruar apo folur kundër PDK-së.

Pas Arbana Xharrës e cila ka qenë mjaft kritike ndaj PDK-së dhe figurave të larta të kësaj partie përfshirë këtu edhe vetë Kadri Veselin, duket se edhe një kundërshtar i rreptë i lidershipit politik të PDK-së do “ta mbyllë” gojën në të ardhmen.

Fjala është për Mërgim Lushtakun, djalin e Sami Lushtakut, ky i fundit gjendet në vuajte të dënimit në burg.

-Advertisement-

Vetë Mërgim Lushtaku kohëve të fundit ka kritikuar rreptë deputetët dhe zyrtarët e PDK-së madje duke i akuzuar edhe për burgosjen e babait të tij.

“Ka njerëz në PDK që  duan babanë tim në burg” ka thënë Lushtaku për opinionin publik dhe medie.

Por siç merr vesh Botapress, Mërgim Lushtaku do të jetë pjesë e listës së deputetëve të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Botapress ka kontaktuar z.Basri Musmurati i cili paski ka dëgjuar pyetjen nga gazetarja e Botapres-it, e ka mbyllur telefonin duke mos dhënë përgjigje për mundësinë e kandidimit të Mërgim Lushtakut, djalit të Sami Lushtakut për deputet në Kuvendin e Kosovës nga PDK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera