Rozë

Nuk do ta besoni çfarë punonte “Feka” para se të bëhej aktor (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 26 July 2017

Ai njihet si njëri ndër aktorët dhe producentët më të suksesshëm në vend.

Është ky artisti i njohur Shkumbin Istrefi i cili ka një eksperiencë shumë të madhe në aktrim, transmeton Gazeta Express.

Por natyrisht si shumë artistë të njohur edhe Shkumbini para se të bëhej aktor kishte bërë punë të ndryshme si kamarier, enë-larës, depoist, ishin disa nga punët që kishte bërë Shkumbini.

-Advertisement-

Por të gjithë këto aktori i njohur i tregon me shumë krenari përmes një statusi që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, pasi sipas tij këto punë e kanë bërë atë që është sot

“Kam punuar si ene-lares ne Londer 3 muaj, pastaj kamarier afersisht 1 vjet.

Kur jam kthyer ne Prishtine, krahas studimeve ne aktrim, kam punuar depoist ne depo te ngjyrave dhe llaqeve (te daja im), pastaj kamarier ne kafiqa ne Prishtine dhe me vone e hapa nje kafiq ku pervec banakut dhe kamarierit, poashtu kam lare gota dhe pastruar ËC-ne.

Keto pune me kane bere ky qe jam, dhe jam fort i kenaqur me kete qe jam.

Eshte interesant po nuk e ndij veten aspak inferior ndaj askujt, bile edhe kur kam problem me u shpreh ne anglisht nganjëherë”, kishte shkruar Shkumbini.

Kujtojmë se Shkumbini ishte bërë njëri ndër aktorët më të pëlqyer nga roli i tij si Ferdinando (Feka), kushëriri i Orhani dhe Avnit, i cili sa herë vizitonte kafenenë bënte  telashe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera