Lajme

‘Nuk shijoj asgjë po nuk e ndava me ty’, urimi i Gencit për Enin është padyshim më i bukuri

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 05 July 2022

Eni Koçi feston sot ditëlindjen dhe urimin më të ndjerë e ka marrë padyshim nga i shoqi, Genc Prevlukaj.

Këngëtari ka publikuar në rrjete sociale një foto të Enit, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.

“Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

-Advertisement-

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera