Fokus

Nuk rrethoi vendpunishten, 500 euro gjobë kompania ndërtimore në Prishtinë

Autori: Lindita Berisha 16:39 | 16 September 2019

Adonis Tahiri nëpërmjet një postimi në llogarinë Facebook ka bërë të ditur se sot Inspeksioni i Prishtinës ka gjobitur një kompani në vlerë prej 500 euro pasi që kompania nuk e rrethoi vendpunishten e tij.

Edhe pse kompania e kishte lejen e ndërtimit nuk ishte e siguruar me rrethojë, shkruan Gazeta inFokus.

“Pavarësisht lejes së ndërtimit, nuk mund të zhvillohen punime ndërtimore pa e siguruar vendpunishten. Organizimi dhe rrethimi i vendpunishtes, është obligim”, ka shkruar Tahiri./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera