Lajme

Nuk respekton arrestin shtëpiak, dërgohet në Qendrën e Paraburgimit

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 January 2018

Një person nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës dje rreth mesnatës në rrugën Haxhi Zeka në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari ishte në arrest shtëpiak me urdhër të lëshuar nga gjykata por nuk e kishte respektuar atë, transmeton Infokusi.com.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të gjykatës është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në  Lipjan.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar urdhrin e lëshuar nga gjykata në lidhje me arrestin shtëpiak. I  dyshuari me vendim të gjykatës është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në  Lipjan.”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera