Lajme

Nuk punojnë rampat që ndalin qarkullimin kur kalon treni, rrezikohen qytetarët (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 27 July 2023

Nuk janë të rralla aksidentet e veturave me trenin që kalon në qytetin e Klinës, e që destinacion ka Pejën.

Një problem tejet i madh në lidhje me këtë po duket të jetë edhe rampa e cila supozohet të bie në momentin që kalon treni që të ndalojë qarkullimin e veturave dhe të njoftojë ardhjen e trenit në mënyrë që të shmangen aksidentet. Kjo sepse rampa e as semafori që supozohet të bëjnë këtë ndalesë të veturave nuk janë duke funksionuar.

Në pamjet e realizuara nga Gazeta Infokus shihet se veturat janë ndalur pasi një qytetar i ka ndalur ato kur dëgjon trenin se është duke ardhur derisa rampa vazhdon të qëndrojë lartë edhe kur kalon treni dhe semafori nuk ndizet duke rrezikuar kështu qytetarët dhe duke rritur mundësinë e aksidenteve.

-Advertisement-

Nuk dihet ende pse kjo rampë nuk është funksionale.

NDIQNI PAMJET:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera