Sport

Nuk pranoi largimin, Mariano Diaz synon të tregojë vlerat te Reali

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 11 September 2019

Në verë largimi i Mariano Diaz nga Real Madrid dukej shumë afër, por sulmuesi nuk i bëri kurrë valixhet gati edhe pse rrezikon të qëndrojë shpesh jashtë formacionit titullar të skuadrës së drejtuar nga Zidane.

Agjentët e 26-vjeçarit lidhur me këtë çështje u shprehën se futbollisti po pret të shfrytëzojë momentin e tij, pasi gjatë turneut përgatitor tregoi se di të bëjë gjëra të mira në fushën e lojës.

Ata theksuan se deri më tani në kampionat janë zhvilluar vetëm tre ndeshje dhe se sezoni është ende i gjatë ku ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe se për momentin është ende shpejt për të bërë vlerësime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera