Shëndetësi

Nuk po iu rrihet brenda? Ja çfarë duhet të bëni që ta kaloni më lehtë ditën në Karantinë

Autori: Doresa Geci 16:41 | 02 April 2020

Përhapja e pandemisë edhe në Kosovë ka bërë që pothuajse të gjithë të vetëizolohen në shtëpitë e tyre.

E qëndrimi në shtëpi është një sfidë e cila jo lehtë mund të kalohet.

Kështu shprehet edhe pisikologia, Brikena Krasniqi, në një prononcim për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

“Të qëndruarit në shtëpi paraqet një sfidë të re për ne, sepse deri kemi pasur një jetë më dinamike dhe e kemi shumë të vështirë të qëndrojnë brenda. Në situata të tilla kur njeriu ndjen rrezik ai/ajo reagon përmes stresit, ku stresi mund të shkaktojë probleme të cilat afektojnë shëndetin mendorë dhe atë fizik, ku si pasojë e këtyre ne fillojmë të ndihemi edhe në ankth”, ka thënë Krasniqi.

Pisikologia Krasniqi ka përmednur anët negative dhe pozitive të kësaj situate në të cilën ndodhemi.

“Ky ndryshim i rutinës në jetën tonë ka pasur ndikim negativ dhe atë pozitiv. Në anën negative ne jemi duke përjetuar frikë, stres, ankth, nervozizëm dhe panikë. Mirëpo këto ndjenja ne duhet t’i menaxhojmë duke planifikuar aktivitete të ndryshme në mënyrë që të bëjmë zhvendosje të vëmendjes ndaj kësaj pandemie. Ndërsa në anën tjetër kjo situatë ka edhe anët pozitive, sepse ne jemi duke kaluar kohë me familjën tonë dhe kjo situatë na bënë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është te jemi pranë familjës. Gjithashtu në këto situata ne mësohemi të jemi të gatshëm të përballemi në situata të tilla”, ka deklarua ajo për Gazetën inFokus.

Por për të mos ardhur tek promblemet shëndetësore ajo ka dhënë disa këshilla për mënyrën se si duhet ta menaxhojmë situatën.
Leximi i librave, shikimi filmave, bërja e aktiviteve fizike, janë vetëm disa nga këshillat të cilat ajo i ka sugjeruar për të tejakaluar këtë gjendje.

“Menaxhimi më i mirë i situatës në këto ditë izolimi është të bëjmë aktivitete të ndryshme në mënyrë që të bëjmë zhvendosje të vëmendjes. Mënyrat më të mira që ne mundë të bëjmë zhvendosje të vëmendjes janë duke lexuar libra, duke shikuar nje film, të bëjmë aktivitete fizike, të meditojmë, apo çfarëdo aktiviteti që neve na bën të ndihemi mirë dhe na ndihmonë të rikthejmë gjendjen e qetësisë emocionale dhe psiqike. Unë rekomandoj minimizimin e pajisjeve teknikogjike/elektrike siç janë televizori, telefoni, tabletat etj. pra sa më pak të përdorim këto pajisje, duke mos u keqkuptuar natyrisht që ne duhet të jemi të informuar rreth gjendjes aktuale mirëpo të jemi vazhdimisht pranë këtyre pajisjeve dhe informatave të tepërta mund të ndikojnë ne aspektin psikologjik duke na shkaktuar ankth, stres, frikë apo panikë.”, ka thënë psikologia.

Gjithashtu ajo ka rekumanduar që t’i shmangemi konsumimit të ushqimëve jo të shëndetshme, sheqernave, pijeve të gazuara sepse konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve mund të na shkaktojë stres dhe e kemi më vështirë të menaxhojmë situatën dhe sistemin imunitar. Prandaj ta menaxhojmë sa më mirë kohën në mënyrë që psizikisht e fizikisht të jemi të shëndëtshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera