Lajme

Nuk po i përmirësohej gjendja, Boris Johnson shtrihet në spital

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 05 April 2020

Boris Johnson është pranuar në spital pas testimit pozitiv për koronavirus, njoftoi sonte Doëning Street.

Kryeministri do t’i nënshtrohet testeve ‘si një masë paraprake’.

Një zëdhënës i Doëning Street tha: ‘Me këshillën e mjekut të tij, Kryeministri është pranuar sonte në spital për teste.

-Advertisement-

‘Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.

“Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera