Lajme

Nuk po i përgjigjet thirrjeve, nga Tribunali Special i shkojnë në shtëpi pjesëtarit të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 29 October 2020

Nga emra të shumtë të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët morën ftesë për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara të Speciales, është edhe Faik Zogaj.

Më 25 shkurt, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati njoftoi se Gjykata kishte ftuar edhe Zogajn

Sot, më 29 tetor, është edhe data e fundit kur Zogaj do të duhej të paraqitej para kësaj Gjykatë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Është vetë Zogaj, i cili deklaroi se nuk do të paraqitet para kësaj gjykate, të cilën thotë se nuk e njeh.

-Advertisement-

Dje, përfaqësues zyrtarë të Gjykatës i shkuan në shtëpi dhe i kërkuan të paraqitej para Dhomave të Specializuara.

“Unë kam deklaruar edhe më parë se nuk do të paraqitem para kësaj gjykate, sepse nuk e njoh. Derisa kriminelët serbë i lënë të lirë e arrestojnë vetëm ish-ushtarët e UÇK-së, nuk i paraqitna kësaj gjykate, në atë ditë që kriminelët i arrestojnë është tjetër. Ne e kemi pasur një komandant që ka qenë gjatë luftës, Komandant i Stacionit policor të serbëve, edhe e di me emër e mbiemër për këtë kemi çu edhe dëshmi në Prokurorinë e Kosovës, i cili me granata dorë na i ka mbyt familjarët tanë, edhe përderisa ata nuk dalin para drejtësisë, ne s’kemi pse me dal sepse s’kemi bë kurrgjë, absolute s’kemi bërë asgjë me civil. Kjo është prej Dick Marty-t që ka rrjedhë e deri më tash në bashkëpunim me Serbinë, kjo është e papranueshme për neve”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera