Lajme

“Nuk po e gjej dosjen e sigurimeve”, Zemaj akuzon Arben Vitinë se nuk i dorëzoi dokumentet

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 14 August 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka akuzuar ish ministrin nga VV-ja, Arben Vitinë që nuk i është dorëzuar asnjë dokument nga Vitia pas marrjes të postit të ministrit.

Zemaj gjatë raportimit para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se nuk po e gjen as dosjen e sigurimeve , shkruan gazeta InFokus.

“Asnjë dokument legal, asnjë dokument nuk më është dorëzaur mua si ministër i shëndetësisë në pranim-dorëzimin e detyrës. As plan menaxherial, as komunikime që po i adresoni IKSHP’së, as për shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që e shihni prej datës 5 është punë e ministrit. Nuk po e gjej as dosjen e sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Zemaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera