Lajme

“Nuk po dinë bre burrë”, Lumir Abdixhiku kritikon Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 28 December 2021

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e udhëhequr nga ai. I pari i LDK’së thotë se po futemi në krizë më të thellë energjetike.

“As gruri s’futet në depo sot. Kur blejnë shtetet grurë nuk i marrin depot me i vendos në depot e tyre, e marrin grurin me çmimin e caktuar dhe depo rri diku tjetër në botë, kur duhet e merr. Edhe naftën kur e blen s’e merr në depo. Nuk jemi në shekullin e 19. Shekulli i tanishëm nënkupton se ka modalitete të tanishme të kohës…”, thotë Andixhiku.

Kryeministri Kurti po kujton se jemi në shekullin 19?

-Advertisement-

“Po, mënyra se si flet kur thotë “rrymën s’mund ta ruajmë në frigorifer”, ky s’e kupton ose është duke u folur masave populiste militante të tij”, thotë Abdixhiku në Klan Kosova.

‘S’dinë bre burrë. Nuk po dinë. Nuk janë duke vepruar asnjëherë. Shikojnë veç me kritiku 20 vitet e shkuara. Edhe për këtë punë e gjejnë dikë, thonë ky është fajtori”, thotë Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera