Fokus

Nuk përfillet MASHT-i dhe Komuna e Prishtinës për kompensimin e orëve të humbura (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 22 March 2019

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe komuna e Prishtinës kanë kërkuar që nga kjo e shtunë të nisë mbajtja e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.

Por kësaj nuk po i binden të gjitha shkollat e Prishtinës.

Këshilli i Prindërve në shkollën fillore e mesme të ulët  “Faik Konica” në  Prishtine ka vendosur të mos mbajnë mësim për kompensimin e orëve.

-Advertisement-

“Të nderuar Prindër, Më lejoni të ju njoftoj që Kryesia e Këshillit të Prindërve ka adresuar kërkesën tek Këshilli Drejtues i Shkollës sonë dhe ka argumentuar arsyet pse prindërit e konsiderojnë të pazbatueshëm vendimin e MASHT-it për kompensimin e orëve. Andaj, bazuar në këtë Këshilli Drejtues i SHFMU “Faik Konica” sot e ka miratuar kërkesën e Kryesisë së Këshillit të Prindërve të SHFMU “Faik Konica” për mos zbatimin e vendimit të MASHT për kompensimin e orëve të grevës”, thuhet në njoftimin që ka dërguar Mejreme Ymeri, Kryetare e Këshillit të Prindërve të Shkollës ”Faik Konica”.

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit  përkrah  këtë vendim të këshillit Prindëror.

“E mirëpresim vendimin e këshillit për mos të mbajtur mësim  ne konsiderojmë si mbështetje ndaj mësimdhënëseve “, tha për inFokus kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Edhe sekretari i shkollës “Faik Konica”, Beslim Blakaj ka deklaruar se askënd nuk mund ta sjellë  me zor në shkollë.

“Sa i përket këshillit të prindërve dhe atyre që thonë se nuk do mbajmë mësim është mirë që të vijnë dhe të mbajnë mësim.  Unë nuk mund ti marr me zor askënd dhe ti sjell  këtu. Është mirë që të gjithë ta respektojmë  vendimin e ministrisë” tha Blakaj për gazetën inFokus.

Në SBASHK këmbëngulin se derisa gjykata të e marrë  vendimin  e saj  nuk do të mbajmë mësim pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që vine nga Ministria e Arsimit.

“Presim nga gjykata të vendosë sa më shpejtë sepse vendimin e tyre e kemi dërguar në gjykat ,dhe ata do të mbajnë seancën dhe do të vendosin por deri atëherë vendimi i prerë i keshillit drejtues është se nuk do të ketë kompensim të orëve  të humbura për shkak  të grevës që është mbajtur”, tha Jasharaj  për Gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera