Nuk paguhen komisionerët edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 27 June 2018
Rreth 1600 komisionerë që u përkujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 19 nëntor 2017 si dhe rivotimi për zgjedhjet lokale të Komunës së Istogut të mbajtura në fund të muajit dhjetor, ende nuk janë paguar nga KQZ për punën e bërë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në emisioni “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini tha se KQZ-ja nuk ka mjete për t’i kryer këto pagesa, pasi Ministria e Financave ua ka tërhequr mjetet e fundit në xhirollogarinë e tyre, transmeton Telegrafi.
Sipas saj, zgjedhjet e fundit janë mbajtur në fund të dhjetorit, gjë e cila ka bërë të pamundur pagesën e komisionarëve pasi është edhe përfundimi i vitit fiskal nga Ministria e Financave.
“1600 komisionarë nuk janë paguar për arsye se në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në komunën e Istogut, ka ndodh në përfundim të vitit fiskal. Pra të gjitha mjetet që i kemi pasur në xhirollogarinë tonë janë tërheq nga Ministria e Financave. Kemi kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që të na mundësoj që këto mjete t’i tërhiqem përsëri për pagesën e komisionarëve, mirëpo qeveria na ka thënë që në atë moment nuk ka mjete dhe këtë me siguri që do ta bëjmë në rishikim të buxhetit i cili do të ndodhë shumë shpejt. Ndërsa arsyeja tjetër është mbyllja e vitit fiskal të cilat mbyllen përafërsisht më 21-22 dhjetor dhe ne zgjedhjet e fundit i kemi mbajt deri në fund të dhjetorit, pra më 27 dhjetori i kemi certifikua. Nuk kemi më mjete të destinuara për pagesën e komisionerëve…”, ka thënë Daka.
Të tjera
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...