Rozë

“Nuk ngrihem dot nga shtrati”/ Këngëtarja e famshme alarmon fansat: Jam shumë sëmurë

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 15 September 2022

Këngëtarja Demi Lovato ka alarmuar fansat me postimin e saj të fundit, ku shkruan se është e sëmurë rendë dhe nuk lëviz dot nga shtrati.

Aktualisht këngëtarja ndodhet në Kili në një turne, ndërsa ndau me fansat në rrjetet sociale disa story, të cilat më pas u fshinë Në ditën e performancës së saj në Santiago de Chile këngëtarja 30-vjeçare u shpreh:

“Do të më duhet gjithë ndihma juaj. Do ta drejtoj shpesh mikrofonin drejt publikut sepse kam shumë pak zë”.

-Advertisement-

Se cili është problemi i vërtetë shëndetësor i ish-yllit të Disney-t nuk dihet, por duket se artistja ka vendosur ta mbyllë me performancën live dhe turneun.

Mesazhi shqetësues i këngëtares alarmoi fansat e saj të cilët nxituan të shkruanin mesazhe inkurajuese dhe mbështetje në rrjetet sociale.

“Demi Lovato është e gjithë bota për mua… por unë gjithmonë kam pasur këtë ndjenjë të tmerrshme sa herë që ajo shkon në turne, ajo nuk është mirë mendërisht apo fizikisht”, shkroi në Twitter një fans, duke shtuar se gjithçka që duan është që këngëtarja të jetë “e lumtur dhe e shëndetshme”.

“Ne të duam Demi, nuk je vetëm. Mos harroni se ju dhe shëndeti juaj jeni mbi gjithçka”, kanë shtuar fansat e tjerë duke përdorur hashtagun “ LoveYouDemi”.

Pas një adoleshence të karakterizuar nga përdhunimi, kur ishte vetëm 15 vjeç, siç tregoi ajo vetë në “Dancing with the Devil”, një dokumentar autobiografik i publikuar në vitin 2021 për Lovato-n, vitet e fundit gjithashtu kanë qenë të trazuar.

“Kam humbur virgjërinë time për shkak të dhunës seksuale”, zbuloi ish-ylli i Disney-t.

Në luftën kundër varësisë nga droga, këngëtarja për pak humbi jetën në vitin 2018 pas një mbidoze, e cila i shkaktoi tre goditje në tru dhe një atak në zemër.

“Mjekët më thanë se nëse do të vononin edhe 10 minuta do të vdisja”, tha këngëtarja në dokumentarin, ku ajo tregon se si ajo mbidozë e la atë me dëmtime të përhershme të trurit. Ajo rrëfen se ishte sërish viktimë e dhunës seksuale nga ai që i shiti drogën dhe përfitoi nga konfuzioni i saj.

Prej vitesh ajo ka ndjekur rrugë rikuperimi dhe rehabilitimi dhe me albumin e fundit, të publikuar pak javë më parë, duket se ka gjetur sërish lumturinë, pasi ka bërë të ditur gjithashtu se më në fund ishte plotësisht esëll dhe ka një mënyrë jetese të shëndetshme.

Megjithatë, diçka nuk shkon me të dhe njoftimi i fundit për një lamtumirë të mundshme me muzikën është konfirmimi i trishtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera