Sport

Nuk ndodhte prej 28 vitesh, Sarri i vendos “vulën e turpit” vetes dhe Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 11 February 2019

Chelsea u mund 6-0 nga Manchester City, duke zhgënjyer totalisht. Ky ishte rezultati më i keq për blutë e Londrës, në çdo garë, që nga prilli i vitit 1991. Pra, kishte plot 28 vite, që skuadra nga “Stamford Bridge” nuk mundej kaq thellë. Më konkretisht, që nga disfata 7-0 ndaj Nottingham Forest, në Premier League.

Skuadra e Maurizio Sarrit e mbylli pjesën e parë në disavantazhin 4-0, ndërsa në të dytën pësoi edhe dy gola të tjerë, ndërkohë që njeriu i ndeshjes ishte Sergio Aguero, i cili realizoi tripletë. Ai ka barazuar rekordin e numrit më të madh të “hat-tricks” në historinë e Premier League (11), aq sa ka edhe Alan Shearer.

Kjo ishte humbja e tretë e bluve në katër ndeshje të kampionatit. Rezultati ishte më i rëndi për Sarrin, në karrierën e tij si trajner. Më përpara, trajneri i ardhur nga Napoli nuk kishte pësuar kurrë më tepër se katër gola në një ndeshje të vetme.

-Advertisement-

Kjo ishte, gjithashtu, hera e parë që Chelsea pëson katër, ose më shumë gola në ndeshjet radhazi të Premier League, që nga dhjetori 1990, pasi u mposht 4-0 nga Bournemouth, më 30 janar të atij vitit të largët.

Chelsea është tani i gjashti në renditjen e Premier League, një pikë pas Manchester United të vendit të katërt, i cili është “ringjallur”, që kur erdhi në stol Ole Gunnar Solskjaer, në dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera