Lajme

Nuk ndalet Zyberaj, shkon në Gjykatën Supreme

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 08 March 2021

Kandidati për deputet i AKR-së të cilët ishin pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka thënë se pasi Paneli për Ankesa dhe Parashtresa hodhi poshtë kërkesën e tij për rinumërim në disa vendvotime, do të bëjnë ankesë edhe në Gjykatën Supreme.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus vetë Zyberaj i cili ka thënë se ankesa e tyre për rinumërim do të vazhdojë tutje.

Ndërsa ka shtuar se nuk e di nëse ankesa e tyre në Gjykatën Supreme do të përfshije rinumërimin në nivel vendi. E gjithë kjo pas raportimeve të fundit për “manipulime” në numërimin e votave.

-Advertisement-

“Do të bëjmë ankesë edhe në Gjykatën Supreme dhe do të vazhdojmë edhe më tej. Ende nuk e di nëse ankesa do të jetë për rinumërim ne nivel vendi apo jo, jam duke u konsultuar me avokatet”, ka thënë Zyberaj.

Ndërsa PZAP hodhi poshtë kërkesën e Zyberajt me arsyetimin se është e pabazuar, shkruan Gazeta inFokus.

Ky është vendimi i PZAP-së.

Ndërsa kërkesë për rinumërim të votave në nivel vendi ka pasur edhe sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli.

“Manipulimi(vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale. AKR-ja, shqetësimin për manipulimin e votave të kandidatëve e ka shprehur menjëherë pas përmbylljes së votimeve. Manipulimi i votave nga disa komisionerë të kriminalizuar mbetet sfida më e madhe e procesit zgjedhor demokratik. Rinumerimi duhet te ndodhe. Ky proces do të nxirrte në sipërfaqe manipuluesit e votave të cilët pastaj do merrnin denimin maksimal”, ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera