Lajme

Nuk ndalet Specialja, ky është i ftuari i radhës

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 28 September 2020

Gjykata Special ende nuk ka ndalur ftesat për ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe kjo Gjykatë ka ftuar të mbijetuarin e masakrës në Burgun e Dubravës, Visar Ballovci, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ballovci i cili ka thënë se me datën 12.10.2020 duhet të jetë në Hagë.

-Advertisement-

Ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimët i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpis tonë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që tani edhe kanë filluar arrestimet e para nga Specialja.
Javën e kaluar u arrestuar Sali Mustafa, si dhe kryetari i OVL e UCK-së, Hysni Gucati e nënkryetari, Nasim Haradinaj.

Më poshtë gjeni të plotë statusin e Ballovcit./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera