Sport

Nuk ndalet Ibrahimovic, ngacmon sërish Interin

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 18 October 2020

Zlatan Ibrahimovic është njëri nder sulmuesit me karizmatik në botën e futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi suedez është i njohur me batutat e tij që bëjnë bujë në mediat italiane dhe ato evropiane.

Ibra mbrëmë realizoi dy gola në fitoren e Milanit ndaj Interit me rezultat 2-1.

-Advertisement-

39 vjeçari edhe gjatë ditë se sotme ka ngacmuar ekipin ‘Zikaltër’, ku përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka shkruar se Milani kurrë nuk ka pasur një mbret, ndërsa tani kanë një Zot.

“Milano kurrë nuk kishte një mbret, ata kanë një Zot”, ka shkruar Ibrahimovic.

Shtatlarti në dy derbit e fundit ndaj Interit ka realizuar 4 gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera