Sport

Nuk ndalet Drita, këndellet Trepça ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 15 April 2018

Drita e ka mposhtur 2-0 Vllaznin e Pozheranit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27, kurse fitore ka arritur edhe Trepça ’89, që e mposhti 3-0 Vëllaznimin.

Drita ka vazhduar me ecurinë fantastike në Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27, Drita mori pikët e plota në shtëpi përball Vllaznisë së Pozheranit, duke triumfuar 2-0.

Fidan Gërbeshi 18’ dhe Drilon Musaj 40’ shënuan për t’ia siguruar fitoren e radhës Dritës, që shkon në kuotën e 53 pikëve, tri më shumë se ndjekësi më i afër, Prishtina.

Fitore në këtë xhiro ka arritur edhe Trepça ’89. Pas barazimit 0-0 me Feronikelin, Trepça ’89 mori pikët e plota përball Vëllaznimit, duke triumfuar 3-0, që tani gjendet në pozitën e katërt në renditje me 43 pikë të grumbulluara.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera