Fokus

Nuk ndalen në Ministrinë e Liburn Aliut, vazhdojnë të japin para pa tender të hapur

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 23 June 2021

Dhënia e parave pa tender në Ministrinë  e Infrastrukturës nuk ka të ndalur.

Edhe këtë javë Ministria e drejtuar nga Liburn Aliu ka vazhduar dhënien e tenderëve një burimore, të mbyllur apo siç njihet zyrtarisht përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Pikërisht kjo dhënie e tenderëve në këtë formë konsiderohet si procesi më i dyshimtë nga ku buron korrupsioni dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Javën e kaluar Gazeta Infokus ka raportuar se  kjo ministri për më pak se dy muaj ka nënshkruar hiq më pak se 33 tender 28 prej tyre janë dhënë në mënyrë një burimore.

Kjo formë e dhënies së tenderëve ka vazhduar edhe këtë javë.

Ministria e infrastrukturës ka nënshkruar pesë kontrata për kryerjen e punimeve në teren në këtë formë.

Kështu pesë kompanive iu ka dhënë rreth një milionë euro pa shpallur fare tender.

Saktësisht pesë kompani pa i hyrë fare garës kanë marr 999, 122 euro nga kjo ministri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas ligjit për Prokurim Publik procedurat e negociuara aplikohet në rrethana të veçanta ku autoriteti kontraktues fton dhe këshillohet me operatorët ekonomik të zgjedhur nga ai për t’i negociuar kushtet e kontratës me njërin ose më shumë prej tyre.

Ndërsa procedurë e hapur nënkupton procedurat e prokurimit që i lejojnë çdo operatori të interesuar ekonomik të paraqet tender e ti hyj garës për të fituar atë.

Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për të mësuar arsyet e dhënies së tenderëve në këtë formë por përgjigje nuk ka marr as nga kabineti i ministrit Liburn Aliu as nga Zyra e Prokurimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera