“Nuk na lejohet të bëjmë deklarata, ata të gjithë janë milionerë”, serbët s’mund të flasin për vendimin e Srpskas për zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 October 2023
“Nuk na lejohet të bëjmë deklarata”, “Sinqerisht, nuk di gjë për këtë”, “Nuk di çfarë t’ju them, kam probleme të tjera”, “Nuk jam i interesuar” – shumica e qytetarët serbë të Mitrovicës të cilët u pyetën nga portali në gjuhën serbe “KoSSev” nuk shfaqën fort interesim për t’u përgjigjur, së paku jo publikisht, për vendimin e papritur të Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Megjithatë, ata që ishin të interesuar janë të ndarë në mendime. Disa besojnë se vendimi i Listës Serbe nuk është gjë tjetër veçse një udhëzim nga Beogradi, gjegjësisht një “poshtërim” i qytetarëve, të tjerë i shohin zgjedhjet si rrugë drejt përmirësimit, e të tjerë thonë se asgjë nuk do të ndryshojë.
Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, mori një urdhër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që të shkojnë sa më parë në zgjedhje – një lëvizje që u pa si një tentim për të mbuluar sulmin terrorist në Banjskë ku ishte i përfshirë edhe nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq. Si zakonisht, Lista Srpska e dëgjoi urdhrin e Vuçiqit dhe një ditë më vonë dhe drejtuesit e saj thanë se ishin gati. Madje, ata kërkuan nga institucionet e Kosovës që të shpallen zgjedhjet “sa më parë”, duke kërkuar që kryetarët aktualë shqiptarë të japin dorëheqje.
Lista Srpska hoqi dorë nga kushtet që kishte tentuar t’i vinte ndaj institucioneve të Kosovës pasi detyroi serbët të dilnin nga institucionet ku punonin, përfshirë kërkesën për “tërheqjen e njësive speciale nga veriu dhe formimin e Asociacioni të Komunave Serbe”.
Dikush prej atyre që u përgjigjën për KoSSev thanë se s’besojnë Lista Srpska ka hequr dorë nga kushtet që i kishte vënë vetë.
“Pa Asociacionin e komunave serbe nuk do të kenë asgjë të sigurt, nuk do të pajtohen, vetëm kaq thonë, në fillim Asociacioni dhe pastaj zgjedhjet”.
Por, jo të gjithë janë optimistë. Disa qytetarë nuk e kuptojnë pse lista Srpska mori këtë vendim.
“Nuk e kuptoj vendimin e tyre, të them të drejtën, por çfarë ka… Rakiq mban fjalime gjatë gjithë kohës, dhe çfarë është arritur? Asgjë”, deklaroi një qytetare serb i Mitrovicës.
Megjithatë, ajo thotë se është e gatshme të votojë nëse “funksionon në favorin tonë”.
Kishte edhe nga ata “që vlerësuan politikën e Vuçiqit”, por theksuan se në veri ka “burra të mëdhenj”.
“Sa të kemi Vuçiqin do të kemi gjithçka”, tha një i moshuar.
Nga ana tjetër, ka nga ata që besojnë se edhe pas zgjedhjeve asgjë nuk do të ndryshojë.
“Asgjë nuk do të ndryshojë, sepse kemi të bëjmë me njerëz të tillë që as që u intereson të flasin. Ata thjesht duan ta pushtojnë këtë territor dhe kaq”, tha një qytetar që mendon ngjashëm si Lista Srpska për kryeministrin Albin Kurti.
Nga ana tjetër, qytetarët më optimistë thonë – “gjendja do të jetë më e mirë pas zgjedhjeve, që të mos jetë më keq”, sipas KoSSev.
Disa qytetarë, megjithatë, nuk u interesuan të komentojnë vendimin e Listës Srpska.
“Nuk jam i interesuar të dal apo të mos dal”, thotë një banore e Mitrovicës.
Këtë hendek e theksojnë edhe tani qytetarët e moshuar, të cilët në intervistimet e mëparshme kanë qenë më dominues në komente në krahasim me ata që janë më të ri në moshë.
Por, më të rinjtë refuzojnë të flasin apo edhe të devijojnë nga rruga e planifikuar kur shohin një aparat fotografik apo dëgjojnë zërin e një gazetari.
“Ndër të paktët që kemi hasur në rrugët e Mitrovicës së Kosovës që kanë pranuar të flasin janë Stefan Veljkoviq, nënkryetar i GI “Srpski opstanak” dhe gazetarja Ana Marija Ivkoviq”, shkruan KoSSev.
“Poshtërim dhe zhgënjim” kështu e ka përshkruar Veljkoviq vendimin e Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Ky është një tjetër poshtërim dhe zhgënjim dhe flet për atë se sa ende nuk kemi ndonjë politikë autentike të popullit vendas që të na udhëheqë, kështu që ky është vetëm një në vargun e poshtërimeve për njerëzit e thjeshtë këtu”, vlerëson Veljkoviq.
Një poshtërim shtesë, thotë ai, është “fakti se asnjë nga kushtet e vendosura nga Lista Srpska – nuk është përmbushur”.
Në të njëjtën kohë, ai pohon se serbët në Kosovë kanë nevojë për një parti autentike lokale.
“Dhe jo Sprska, e cila nuk e ka idenë se çfarë i nevojitet njerëzve, ata janë të gjithë milionerë, njerëz të pasur që nuk kanë kontakt me njerëzit e zakonshëm, me jetën e zakonshme dhe jetën e përditshme”.
“Na duhen partnerë në Beograd dhe Prishtinë, jo njerëz që duan të na nënshtrojnë”, përfundon ai.
Gazetarja serbe e radios “Kontakt Plus”, Ana Marija Ivkoviq, beson se vendimi për të shkuar në zgjedhje nga Lista Srpska është në fakt detyrim, e jo kërkesë e Beogradit zyrtar.
“Është e qartë se Lista Srpska nuk sheh asnjë detyrim tjetër, përveç atij ndaj Presidentit të Serbisë, gjegjësisht kryetarit jozyrtar të Partisë Progresive Serbe, dhe kjo është shumë e qartë dhe e shoh vetëm si një hap shumë të pritshëm në lidhje me atë që u tha tashmë në Beograd”, tha Ivkoviq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...