Auto&Tech

Nuk mundeni pa celularin dhe rrjetet shoqërore? Bëni këtë detoks digjital dhe hiqeni qafe varësinë!

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 06 December 2018

Pas përfundimit të punës a shikoni të thelluar në ekranin e celularit apo të kompjuterit edhe në shtëpi? A argëtoheni në rrjetet shoqërore gjatë udhëtimit me transport publik?

Nëse të gjitha pyetjeve u jeni përgjigjur me ‘po’, është e mundshme që jeni kandidat ideal për detoks digjital,

Mësoni të argëtoheni pa ekranin shndritës

-Advertisement-

Gjeni argëtim tjetër, për shembull, lexoni një libër, zgjidhni fjalëkryqin apo vetëm kaloni një kohë në qetësi.

Jepni rastin që truri juaj së paku disa minuta në ditë të pushojë duke thithur qetësinë e ambientit.

Fikni dritat, jo të gjitha!

Hulumtuesit e Harvardit kanë konstatuar që përdorimi i celularit para se të flini gjumë mund të çrregullojë prodhimin e melatoninës, hormon i cili nxit gjumin dhe vepron si antioksidanti më i fuqishëm në organizëm dhe stimulues i imunitetit.

Mund të flini më pak dhe më keq, gjë që në afat të gjatë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Për t’i ndihmuar organizmit që të marrë pushimin e merituar, pushoni në errësirë dhe pa aparate elektronike në dhomën e gjumit.

Bëhuni më pak i shoqërueshëm

Facebook-y, Twiter-i, Instagram-i dhe rrjetet e tjera shoqërore na bashkojnë me të njohurit dhe miqtë dhe na bëjnë pjesë të një bashkësie, mirëpo njëherësh, janë shpikur që të shpenzojnë kohën tonë të lirë.

Mund të shikojmë deri në pafundësi një sërë fotografish, lajmesh dhe publikimesh. Prandaj, herën tjetër, para se të lidheni në ndonjë rrjet shoqëror, kurdisni alarmin që të aktivizohet pas 10 – 15 minutash dhe sapo të aktivizohet, menjëherë fikeni aparatin digjital.

Kaloni më shumë kohë në vendet ku përdorimi i celularit nuk është i lejuar

Kjo mund të jetë joga-studio, pishina, lokali për meditim dhe lutje, ndonjë punëtori kreative ku duart dhe mendja do t’ju jenë të zëna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera