Fokus

“Nuk mund të verifikohet identiteti i votuesve me telefon”

Autori: Doresa Geci 17:16 | 13 January 2021

Anti-ligjore po shihet mënyra e verifikimit të votave të diasporës përmes telefonit nga Organizata Germin.

Drejtori i kësaj organizate, Lirim Krasniqi, në një intervistë për Gazetën  Infokus, ka thënë që kjo mënyrë nuk verifikon identiteti e votueseve nga jashtë Kosovës.

“Nëse qëllimi i KQZ-së ka qenë që të verifikojë identitetin, atëherë masa përmes secilës po tentohet të bëhet verifikimi nuk është në proporcion me arsyen të cilën është bërë. Verifikimi përmes telefonatës nuk e siguron që verifikohet identiteti i votuesit. Verifikimi përmes telefonatës është i pa drejtë, pasi që mohohet e drejta themelore e votueseve”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Mandej nga kjo organizatë po e shohin këtë vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor si pengesë për të votuar mërgimtarët.

“KQZ-ja ka shfaqë mungesë të seriozitetit dhe prioritet të trajtimi të votuesve nga jashtë Kosovës. KQZ nuk është e interesuar te lehtësoj procesin e votimit të diasporës”, ka thënë ai.

Më poshtë gjeni të plotë intervistën e Lirim Krasniqit dhënë Gazetës Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera