Sport

“Nuk mund të shkoja në kombëtare”, Sadiku komenton dështimin në Europian

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 21 November 2019

Armando Sadiku ishte mungesa e madhe e kombëtares shqiptare në dy takimet mbyllëse të kualifikueseve të Euro 2020.

Sulmuesi që shënoi golin e vetëm në Evropianin e vetëm që kuqezinjtë kanë marrë pjesë, atë 2016 ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për Malagën.

“Jam mire. Kam luajtur pak minuta kundër Alcorcón dhe po stërvitem shumë mirë. Tani, i lumtur që u kthyem. Gjithmonë kemi luajtur mirë, por goli mungon. Ne jemi përqendruar në ndeshjen kundër Elche, ku do të synojmë fitoren.”

-Advertisement-

Mungesa te Shqipëria? Nuk mund të shkoja, sepse pata këtë dëmtim. Por përzgjedhja ime gjithmonë më jep një emocion të veçantë. Është normale që unë jap maksimumin në çdo moment për atë fanellë. Ishte një grup shumë i vështirë. Ne nuk jemi kualifikuar në Kampionatin Evropian, por do të tentojmë kualifikimin në Kupën e Botës,” përfundoi Sadiku për faqen zyrtare të klubit spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera