Lajme

“Nuk mund të më shantazhojnë”, si u përplas Sadik Halitjaha dje me Kadri Veselin dhe avokatin e tij në seancë?

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 16 November 2023

Ish-kreu i UÇK-së, Sadik Halitjaha, po vazhdon dëshminë e tij sot në rastin Thaçi dhe të tjerët, ku po merret në pyetje nga ekipi i avokatëve të ish-presidentit të Kosovës.

Halitjaha u kap me avokatin e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se Halitjaha kishte dhënë urdhër për dy vrasje dhe se dëshmia e tij mund ta inkriminojë atë.

“Për mue, sa do le të pyet prej kur ka lind Krishti e deri tash unë i përgjigjem. Jam i përgatitun për atë punë, kam njohuri. Tjetra që duhet t’ju them, ditën kur m’keni nxjerrë jashtë ka qenë para djehit, z. Emmerson ka bërë një degresion kundër meje si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhuar. Se pasna pas dhanë një urdhër diku mu vra një burrë e dy gra dhe koka kon ankue pse s’kam unë avokat”, deklaroi ai.

-Advertisement-

“Kisha dasht shkurt juve t’ju drejtohem z. Kryetar i Kolegjit [të gjykatësve], jo avokatit, se ajo për mu ishte një thikë pas shpine. Ai duhet ta sqarojë drejt dhe të jetë fer dhe jo të bëjë goditje poshtë brezit. Të jetë fer dhe të tregojë se ku është urdhri, ku e ka ni, ku e ka atë kopje të urdhrit. Nuk duhet të më thotë i shantazhum se kurrë në jetë s’kam qenë i shantazhum. Nuk ka forcë në këtë botë që më shantazhon; mund të më vrasi ne burgosin por, të më ligin e të më shantazhojnë le ta harrojnë Emersoni edhe Kadria që e porositi me thanë ashtu”, ka thënë ndër të tjera Halitjaha.

Kundër-replika e Halitjahës erdhi pas fjalimit të avokatit Ben Emmerson i cili tha se Halitjaha është edhe vetë i dyshuar nga Prokuroria, dhe ka rrezik të inkriminohet.

“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet si atë në Amerikë e quani bashkëkonspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë”, tha përfaqësuesi juridik i ish-kryekuvendarit Veseli.

Sot akuzave të Halitjahës iu përgjigj vetë Veseli përmes avokatit të tij.

Veseli nëpërmjet avokatit Emmerson deklaroi se nuk ka bërë e as nuk bën kësi lloj pretendimi ndaj dëshmitarit Halitjaha.

Dëshmia e Halitjahës po vazhdon, teksa Gjykata Speciale ka njoftuar se ai do të merret në pyetje nga mbrojtja e Thaçit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera