Lajme

“Nuk mund të arrihet marrëveshje për Zajednicën – loja është kush mbetet fajtor, thotë Jusuf Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 01 May 2023

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do të arrihet.

Ai ka thënë se pala shqiptare dhe serbe, së bashku me ndërkombëtarët, “po e luajnë lojën” dhe se nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje ku të dyja palët do të ishin të kënaqura.

“Nuk mund të arrihet marrëveshje për Zajednicën – loja është kush mbetet fajtor. Ndërkombëtarët po e luajnë lojën, ata e dinë që Zajednica nuk është për serbët”, tha ai.

-Advertisement-

“Kjo është recetë e garantuar për dështim. Nuk mund të dërgosh një dokument për palën kosovare në Serbi e pastaj ta kthesh e ta bësh ligj në Kosovë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera