‘Nuk mund ta besonim’, mjeket italiane kujtojnë natën që nxiti izolimin e parë në Europë
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 20 February 2021
Një vit më parë, Laura Ricevuti dhe Annalisa Malara, të dyja mjeke në spitalin në Codogno të Italisë, kanë vërejtur se diçka ndryshe po ndodhte me një pacient në kujdesin intensiv.
Vendimi i tyre për të trajtuar këtë rast ka rezultuar me emergjencë kombëtare, pasi ato kanë identifikuar rastin e parë me koronavirus në këtë zonë, qe më vonë ka nxitur izolimin e parë në Evropë.
Një 38-vjeçar i shëndetshëm, i njohur si Mattia, emri i tij i parë, apo “pacienti një”, ka shkuar atëbotë në spital me temperaturë të lartë, koll dhe probleme me frymëmarrje. Më 18 shkurt të vitit 2020 ai kishte refuzuar që të shtrihej në spital, andaj vetëm kishte marrë antibiotikë dhe kishte shkuar në shtëpi.
Më vonë gjatë ditës ai është kthyer në gjendje më të rëndë dhe ka nisur terapinë me oksigjen. Dy ditë më vonë, gruaja e Mattias u ka treguar mjekeve se disa javë më parë ai ka qenë në darkë me disa kolegë që kanë qenë në Kinë.
Mirëpo Mattia nuk ka përmbushur kriterin për testim të detyrueshëm për koronavirus, sepse nuk ka qenë personalisht në Kinë.
“Më është dashur të sqaroj disa herë pse kërkoja që të bëhej testimi për koronavirus”, ka thënë Malara.
“Mjekja Malara dhe unë kemi vendosur të thyejmë protokollin”, kujton Ricevuti.
Ato kanë kryer testin dhe kanë dërguar mostrat në Milano. Në orën 21:30 është dëgjuar zhurma e telefonit. Testi ka qenë pozitiv.
“Ne nuk mund ta besonim. Ne kemi menduar se ky është problem shumë i largët që ka të bëjë me Kinën, mirëpo ka qenë aty me ne, dhe jo vetëm nga 20 shkurti po ndoshta edhe më herët”, ka thënë Ricevuti, 44-vjeçare.
Në ditët në vazhdim, Cogodno, një qytezë me 15,000 banorë, është kthyer në “kryeqendër” të “zonës së parë të kuqe” që është izoluar në Evropë.
“Në fillim kam shpresuar, të gjithë kemi shpresuar se virusi do të kufizohej në pak njerëz”, ka thënë Malara.
“Mirëpo pas disa orësh shumë njerëz kanë ardhur në dhomën e emergjencës me të njëjtat simptome dhe pas disa ditësh ka qenë e qartë se virusi është shpërndarë në popullatë”.
Që atëherë 95,000 persona kanë vdekur në Itali nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, njëherësh shifra më e lartë në Evropë pas Britanisë dhe e shtata në listën botërore. Të dyja gratë janë duke trajtuar ende pacientët me COVID-19.
“Ky është misioni ynë. Ne nuk mund të tërhiqemi”, ka thënë Ricevuti.
“Ditë pas dite ne ecim përpara, përballemi me vështirësitë dhe ndryshimet që vijnë me jetën… duhet fuqi e madhe fizike dhe mendore”, ka thënë mes tjerash ajo.
Të tjera
-
Baton Haxhiu tregon a është ftuar nga Specialja
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar sot një shkrim n...
-
Berisha e quan Abazin “leshkuq”: LVV le ta zgjedhë vetë presidentin
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur rreth zgjedhjes së president...
-
Francë, përkeqësohet situata si pasojë e COVID-19, pritet ashpërsimi i masave
“Situata në luftën kundër COVId-19 po degradon në Francë dhe është shumë shqe...
-
Aksident masiv në autostradë, përplasen 39 makina, plagosen 10 persona
Në një autostradë në Bashkiria të Rusisë, 39 makina u përfshinë në një akside...
-
Mali i Zi: Numri i rasteve të reja nuk po zvogëlohet, masat epidemiologjike janë forcuar
Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi shtrënguan masat epidemiologjike të mër...
-
Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 3897 testime jan...
-
Nesër Kosova mbushet me helikopterë të KFOR-it, zbulohet arsyeja
Nesër KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë hel...
-
Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot
Ish-zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë “Hoti”, Erxhan Galushi ka koment...
-
“I varfër nuk është kush s’ka para”, çfarë thoshte në vitin 2019 drejtori që u arrestua sot
Agim Nuha, drejtor për autorizimin e pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e B...
-
Duke u marrë me çështjen Kosovë-Serbi, Biden sinjalizon interes në Evropë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, edhe pse ishte i ngarkuar me çështje të bren...
-
Zyrtarëve të shtetit iu ngritet aktakuzë për rastin e rrëmbimit e gylenistëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave nën dysh...
-
OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet
Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11% në 2,4 milion javën e kalua...