Sport

Nuk mjafton supergoli i Rashicës, Werder Bremeni ‘poshtërohet’ nga Bayern Muncheni

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 14 December 2019

Bayern Muncheni pas dy humbjeve rresht është rikthyer të fitoja në Bundesligë, shkruan Gazeta inFokus.

Bavarezët e kanë shkatërruar Werder Bremenin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-1, në duelin e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë.

Rezultatin e zhbllokoi Milot Rashica në minutën e 24’ për ti dhënë avantazhin Bremenit.

-Advertisement-

Kosovari realizoi një supergol, ku e mori topin nga mesi i fushës, pastaj shmangi Boatengun dhe qoi topin në rrjetë më një të djathtë të fuqishme.

Kjo ishte e tera çfarë tregoi Rashica dhe skuadra e tij, pasi nga ky moment e deri në fund ishte Bayern Muncheni që e kontrolli takimin, duke realizuar edhe plotë gjashtë gola.

Ishte Philippe Coutinho ai i cili e barazoi rezultatin në minutën e 45’, ndërsa pas katër minutave Lewandowski e përmbysi rezultatin 2-1, më të cilin rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë bavarezët realizuan edhe katër gola të tjerë.

Ishte braziliani Coutinho ai i cili shkëlqeu në këtë takim, duke realizuar edhe dy gola në pjesën e dytë për ta kompletuar Hat-Trickun e parë në fanellën e Bayernit.

Lewandowski shënoi golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 72’, kurse golin e fundit e shënoi Muller për rezultatin përfundimtar 6-1.

Pas kësaj fitoreje Bayerni renditet i katërti me 27 pikë, kurse Bremeni mbetet i 15-ti me 14 pikë./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera