Lajme

Nuk merren vesh në trafik, llapjanin e bëjnë për spital

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 June 2018

Katër llapjan e kanë bërë për spital një bashkëvendës të tyre në Podujevë pas një mosmarrëveshje në trafik, shkruan Gazeta Fokus.

Siç njofton Policia e Kosovës, katër meshkuj janë arrestuar të mërkurën “pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar”.

Ky i fundit për shkak të lëndimeve trupore është dashur të trajtohet në spital, ndërsa sulmuesit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit./Gazeta Fokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera