Lajme

Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 06 October 2021

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE në Brdo të Sllovenisë, kancelarja Merkel u shpreh se nuk sjell gjë një datë e caktuar për pranimin e Ballkanit në BE, që në fund na vendos nën presion.

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore për pranimin në BE nuk po përmbushen as në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE që zhvillon punimet të mërkurën (06.10) në Brdo të Sllovenisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në deklaratën përfundimtare të samitit theksohet garancia e pranimit në BE, por vendimet për anëtarësimin do të varen nga përpjekjet për reforma,

Në Brdo kancelarja Merkel u shpreh kundër një date të caktuar për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Nuk sjell asgjë një afat deadline që në fund na vendos nën presion”, tha Merkel në samitin me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo, sipas agjencisë së lajmeve afpd, shkruan DW.

-Advertisement-

Sllovenia, si vend mikpritës i samitit dhe kryesuese e radhës e presidencës së Bashkimit Europian kishte ofruar vitin 2030 si kohë e caktuar për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses. “Nuk e mbështeta këtë propozim”, tha Merkel. Deri më tani “nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”. Megjithatë Merkel theksoi, se BE ka një “interes të jashtëzakonshëm strategjik” për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e argumentoi këtë me bashkëpunimin në çështjet e klimës dhe migracionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera