Lajme

Nuk mbahet gjykimi ndaj vozitësit të dehur që goditi këmbësoren në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 18 August 2018

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka dështuar të mbahet gjykimi në rasti e të akuzuarit Branislav Klajiq

Ai akuzohet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës se në nëntor të vitit 2013 në veri të Mitrovicës, nga pakujdesia kishte rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Në akuzën e prokurorisë thuhet se i pandehuri Klajiq derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe në kundërshtim me ligjin nuk ka e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet  në komunikacion.

-Advertisement-

Për shkak të kësaj nga pakujdesia dhe vigjilenca ne ngasje nuk kishte arritur të frenojë, më ç’rast e kishte goditur këmbësoren Aleksandra Lanjin, me pjesën e përparme të automjetit .

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

E dëmtuara Aleksandra Lanjin kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë cilësuar të përkohshme për shëndetin.

Kurse në seancën e paraparë të mbahej në gjykatën e Mitrovicës i pandehuri u shpreh se nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës.

Andaj i pandehuri ka kërkuar që t’i sigurohen shkresat e lëndës dhe të mbrohet nga një avokat.

Lidhur me kërkesën e të akuzuarit Klajiq, prokurorja e rastit, Fikrije Sylejmani, tha se të akuzuarit apo mbrojtësit të tij, pasi që ta angazhojë, do t’i sigurohen të gjitha shkresat e lëndës.

Ndërsa për shkak të kërkesës së të akuzuarit, Branislav Klajiq, me vendim të gjyqtarit të rastit, Bekim Veliqi, është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar.

Pas aprovimit të kërkesës së të akuzuarit seanca e radhës u caktua më 24 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera