Lajme

Nuk kishte qeli të lirë për të, shqiptari lirohet nga burgu në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 04 May 2017

Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.

Mungesa e madhe e vendeve në burgun për dëbim në Kiel, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me fletarrest, të lejohej i lirë. Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, shkruan diewelt.de.

Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar në “Kiele Nachrichten”.

-Advertisement-

Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.

Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta. Ndërkaq ministria flet për një rast të izoluar, transmeton albinfo.ch.

Pasi që qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera