Fun & Video

Nuk kishte para për t’ia dhënë një të pastrehu, i dha kartelën e bankës dhe kodin e fshehtë që ai t’i merrte vet (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 18 March 2019

Klienti që po hante në një lokal në Newcastle-upon-Tyne të Anglisë, nuk kishte aq para t’ia jepte një të pastrehu të cilit i kërkoi lëmoshë.

Mirëpo, nuk e injoroi duke e përzënë, por i dha kartelën dhe kodin e fshehtë, që ai t’i merrte vet 20 funte,

Në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet një i ri në të 20-at, që i ofron atij diçka, që thuhet të jetë fatura e parave dhe bilanci i bankës.

-Advertisement-

Derisa i mbanë të hollat, i zgjatë dorën dhe i falënderohet klientit që ende nuk dihet se kush është.

Komentuesit në Facebook, e kanë identifikuar të pastrehun vetëm si Colin, si një të ri shumë të sjellshëm që jeton në atë zonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera