Rozë

Nuk kishim dëgjuar më parë/ Motrat miliardere hidhen në gjyq për një palë të… brendshme (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 17 January 2020

E keni menduar ndonjëherë se mund të përfundoni në gjykatë për një palë të brendshme? Mund t’ju duket diçka qesharake dhe e çuditshme, por ja që ka ndodhur.

Dy motrat e famshme e miliardere, Kendall dhe Kylie Jenner, janë paditur nga kompania Klauber Bros, Inc., që krijon dizajne origjinale të të brendshmeve me dantella si edhe veshje e tjera.

Kjo kompani ka ngritur padinë këtë të mërkurë në Kaliforni, duke pretenduar se miliarderja Kylie dhe supermodelja Kendall shkelën të drejtën e autorit, duke vjedhur modelet e të brendshmeve nën emrinm “Kylie Shop” dhe “Kendall + Kylie”.

-Advertisement-

Gjithashtu në padi tregohen edhe fotografitë e modeleve që sipas tyre janë vjedhur nga dy motrat. “Krahas pjesës së dantellave, elementët e tjerë si përbërja, paraqitja e modeleve janë thelbësisht të ngjashme”, tha kompania.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera