“Nuk kemi shenja të të pagjeturve”, në Rahovec përkujtohen masakrat e regjimit serb një ditë pas hyrjes së NATO-s

Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 25 March 2023
Rahoveci ka shënuar sot përvjetorin e masakrave të ndodhura në disa fshatra të saj. Në Brestoc në 24-vjetorin e tyre, u kujtuan 5 dëshmorët dhe 49 martirët e këtij fshati. Më 25 mars të vitit 1999 kishte ndodhur një nga masakrat më të tmerrshëm në Kosovë një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të fshatit bënë homazhe dhe nderuan dëshmorët dhe martirët që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Nga Brestoci, Latifi tha se ende presin të mësojnë për fatin e 9 të pagjeturve nga kjo masakër dhe uroi që të ketë angazhim shtesë institucional.
Ai tha se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve në të gjithë Kosovën ujit rrënjët e lirisë së vendit të fituar në qershor të ’99-ës dhe të kurorëzuar në shtet më 2008.
“Asgjë s’ka ndryshuar nga viti 2022, pra ende nuk kemi gjurmë, nuk kemi shenja të të pagjeturve, përveçse kujtimet në mendjet dhe zemrat tona vijojnë të jetojnë dhe natyrisht ne sot bashkëqytetarët tanë, familjarët e martirëve, të të pagjeturve, familjarët e dëshmorëve, ndiejmë dhe dhimbje por njëkohësisht edhe krenari sepse pa gjakun e dëshmorëve, pa gjakun e martirëve dhe këto sakrifica e flijime Kosova nuk do të vinte në qershorin e vitit 1999 dhe Kosova po ashtu nuk do të vinte në 17 Shkurtin e vitit 2008. Gjaku i martirëve, të Brestocit, i dëshmorëve, i martirëve dhe dëshmorëve, jo vetëm të komunës sonë por gjithandej në Kosovë është gjak që ujit rrënjët e lirisë e cila u fitua pas 78 ditëve bombardimesh nga ana forcave ajrore të NATO-s dhe natyrisht falë angazhimit, përkushtimit, sakrificës dhe veprës së luftëtarëve ë UÇK-së”, deklaroi Latifi.
Rahoveci sot shënon 24-vjetorin nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve edhe në fshatrat Fortesë e Celinë./KP/

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...