Lajme

“Nuk kemi më mundësi” – Momenti kur Konjufca nuk ia jep fjalën Haki Abazit në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 23 November 2021

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së djeshme në Kuvend nuk ia ka dhënë fjalën deputetit të VV-së, Haki Abazit, shkruan Express.

Konjufca nuk ia ka dhënë fjalën Abazit me arsyetimin se nuk ka mundësi. E në seancën e sotme të Kuvendit, Abazi nuk mori pjesë fare.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet duke përmendur disa faktorë që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

-Advertisement-

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.

“Haki je paraqit po s’po e di për çka. Haki ajo ka qenë kundër replikë nëse ta ka përmend emrin tani nuk kemi më mundësi. Faleminderit” thotë Konjufca në Kuvend.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera