Rozë

“Nuk kam parë rrezet e diellit për 11 muaj”, Paris Hilton rrëfen tmerrin: Qëndroja pa rroba në izolim, kur bëja dush…

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 11 February 2021

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta e saj personale, që kanë tronditur të gjithë. Në moshën 17-vjeçare, ajo ka ndjekur për 11 muaj kolegjin “Provo Canyon” në Utah.

Sipas Hilton, në kolegj ka kaluar çaste tmerri pasi anëtarët e bordit drejtues kanë abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht me të. Paris ka zbuluar se si ata e kanë detyruar që të merrte disa pilula, të qëndronte pa rroba në izolim total, si një mënyrë kjo ndëshkimi.

Këtë rrëfim kaq të trishtë, Hilton e ka bërë gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Senatit të Shtetit në Utah, në favor të projektligjit për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë, sa u takon qendrave të të rinjve.

-Advertisement-

Trashëgimtarja e famshme zbuloi se si pjesëtarë të stafit e shihnin teksa ajo bënte dush dhe se e gjitha kjo ishte aq “traumatizuese”, sa pati makthe dhe vuajti nga pagjumësia për vite me radhë.

“Unë nuk jam mbushur me ajër të pastër dhe nuk i kam parë rrezet e diellit për 11 muaj. Kishte zero privatësi”, tha Paris duke shtuar: “Sa herë që përdorja banjën ose bëja dush, ajo monitorohej”.

Hilton ka treguar se si në moshën 16-vjeçare, ndjente sytë e tyre të mprehtë që vështronin trupin e saj të zhveshur. “Ndihesha e dhunuar çdo ditë”, ka thënë Hilton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera