“Nuk kam lënë njeri pa taku, e kemi kërku në çdo skutë”, motra e Ukshin Hotit flet për zhdukjen e tij
Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 07 December 2024
Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit ka rrëfyer për lidhjen e saj të fortë me vëllain, veprimtarin Ukshin Hoti.
Myrvetja thotë se ajo ka qenë pika e dobët e Ukshinit.
“Për Ukshinin kam qenë pikë e dobët gjithmonë. Ai kudo që ka qenë vëmendjen e ka pasë të përqëndrume te unë gjithmonë dhe ka pasë dëshirë me më pa mbi të gjitha”, ka rrëfyer ajo.
Ajo thotë se përpjekjet e saj kanë qenë të vazhdueshme për ta nxjerrë nga burgu, por edhe pas zhdukjes për ta zbardhë fatin e tij.
“Ukshini ka qenë njeri i thjeshtë, modest, i afërt, bamirës, me mujtë të gjithë i kish ba si veten e tij. Ukshini ka qenë shumë përpara, vazhdimisht kam shpresu se është gjallë…kam shku vazhdimisht në vizita me u taku me të. Çdo vizitë e ka pasë tragjedinë dhe dramën e vet kur kam shku me vizitu, se Ukshini ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe trajtimi ka qenë shumë i keq. Nuk kisha mundësi me ba asgjë. Nuk kam lënë njeri pa taku për me kërku ndihmë për me nxjerrë prej burgu, por edhe pasi u zhduk për me e zbardhë fatin e tij, por gjithmonë kam hasë në veshë të shurdhët”, ka thënë ajo në emisionin n’Kohe.
“Kurrë lotë prej syve nuk mu kanë hjekë. E kemi kërku në çdo skutë”, shprehet tutje Myrvetja.
Ajo thotë se për ta zgjidhur fatin e tij ka ndjekur shumë pista, e madje i ka dërguar një letër ish kryeministrit anglez, Tony Blair.
“Tani u bënë 25 vjet, unë kam mbetë rrugëve tu e kërku dhe asnjëherë nuk mora asnjë informacion”, thotë ajo.
Ajo ka treguar nëse Qeveria aktuale ka bërë diçka në këtë drejtim. “Kta kanë bë pak për çështjen e të zhdukruve, por nuk ka ende asgjë në këtë drejtim. Tash edhe Andini është tek çështja e të zhdukurve dhe po merret me këtë çështje, e unë pak jam tërhjek”, shprehet Myrvetja.
“Po frikësohna mos po vdes e nuk po di asgjë për fatin e tij”, thotë ajo në fund.
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...