Rozë

“Nuk kam as shtëpi tani, jetoj në rrugë”/ Deklarata e aktorit të famshëm që i habiti të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 12 January 2024

“Vëlla, unë nuk kam as shtëpi tani. Unë jetoj në rrugë”. Kjo është deklarata e aktorit të famshëm, Jason Momoa, që i ka habitur të gjithë.

Ylli i “Aquaman” sqaroi se është duke punuar në serialin dokumentar “On the Roam”, i cili pason takimet e tij me zejtarë, muzikantë dhe sportistë teksa udhëton nëpër Amerikë. Ata bëjnë art duke përdorur gjëra të tilla si biçikleta shekullore, instrumente, helikopterë dhe shumë sende të tjera të pazakonta.

“Pra, jam në Zelandën e Re për të filluar realizimin e filmit ‘Minecraft’. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë. Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme”. Do të më gjeni në rrugë, kudo. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Njerëzit më shohin rastësisht dhe thonë çfarë dreqin po bën në qytetin tonë? Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe të bëj zanatin tim, që janë xhirimet dhe më pas t’i ndaj ato me njerëzit”, tha 44-vjeçari në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

-Advertisement-

Aktori i famshëm zbuloi gjithashtu se i ka shijuar eksplorimi i zanateve gjatë serialit, i cili do të shfaqet premierë në kanalin HBO Max më 18 janar.

“Dua të nderoj njerëzit që më frymëzojnë dhe më pas dua të bëj gjëra që janë vërtet të mira për bamirësi, në mënyrë që ata, ju e dini, të sjellin gjithë këtë lloj vëmendjeje tek këta artizanë. Pra, kur njerëzit të shohin serialin, unë do të futem në Instagram dhe do të përpiqem të vazhdoj që të mund të nxjerr në ankand shumë nga këto gjëra të bukura dhe të shpërndaj pak dashuri”, tha ai.

Ndërkohë kujtojmë se Jason Momoa dhe Lisa Bonet më në fund janë divorcuar. Aktorja tha në një gjykatë në Los Angeles se ajo dhe ylli i “Aquaman” kishin arritur një marrëveshje në lidhje me të drejtat e tyre pronësore dhe martesore, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.

“Palët kanë një marrëveshje me shkrim që do t’i dorëzohet gjykatës, ose një marrëveshje për nxjerrjen e një vendimi do t’i dorëzohet gjykatës”,-thuhet në dokumente.

Divorci quhet “i pakontestueshëm”, që do të thotë se asnjëra palë nuk ka ndërmend ta kundërshtojë atë në gjykatë. Siç është raportuar më parë, 56-vjeçarja bëri kërkesë për divorc nga Momoa pothuajse dy vjet pasi njoftuan ndarjen e tyre. Aktorja kërkoi që të ndajnë me aktorin kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të dy fëmijëve të tyre, Lola dhe Nakoa-Wolf. Ajo gjithashtu renditi datën e ndarjes si 7 tetor 2020, pothuajse 18 muaj para se të zbulonin publikisht se nuk ishin më bashkë.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy