Lajme

Nuk kalon propozimi i PDK-së për rregullimin e çmimit të barnave

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 29 July 2022

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratoj propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për rregullimin e çmimit të barnave, shkruan Gazeta Infokus.

19 deputetë ishin për këtë projektligj, 42 votuan kundër dhe dy abstenime.

Ky projektligj u propozua nga deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu.

-Advertisement-

Propozimi për rregullimin e çmimit të barnave ngriti debate të shumta në Kuvendin e Kosovës, mes pozitës dhe opozitës të cilët një ditë më parë njëzëri votuan tri marrëveshje ndërkombëtare.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të miratojë nismën legjislative të PDK-së që kërkon rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

“Qeveria e ka kohën e mjaftueshme që ta punojë dhe ta diskutojë këtë temë dhe pastaj VV në leximin e parë në komisionin funksional ta rregullojë mbi qëndrimet që I ka qeveria. Pajtueshmëria për rregullimin e produkteve medicinale ekziston”, ka thënë Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera