Lajme

Nuk kalon projektligji për dhomat e posaçme për AKP-në

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 15 April 2019

Në mungesë të kuorumit, nuk është votuar në shqyrtim të dytë, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha ka kërkuar që të votohet një projektligj i tillë i cili do e bënte funksionale këtë dhomë, e cila nuk punon që nga qershori i vitit të kaluar.

“Është jo funksionale realisht nga qershori i vitit të kaluar pra prej përfundimit të mandatit të EULEX-it apo largimit të gjyqtarëve të EULEX-it, tashmë nuk është funksionale, janë rreth 22 mijë lëndë që janë të pazgjidhura dhe kryesisht janë para të punëtorëve të cilët e presin 20 për qindshin e ndërmarrjeve të privatizuara gjatë viteve të fundit. Prandaj, mendoj se është tejet e rëndësishme që kjo çështje mos të shihet si agjendë politike e askujt, por të shihet si një funksionalizim i mëtutjeshëm të sistemit tonë të drejtësisë sepse kjo na mundëson rekrutimin e menjëhershëm të gjyqtarëve tanë në kuadër të kësaj dhome dhe rritjen e efikasitetit të kësaj dhome”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ,Sami Kurteshi, tha se projektligji për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit përbënë shumë mangësi.

“Lëndët që janë duke pritur nuk janë për faj të deputetëve apo komisionit, çështja tjetër që është diskutuar gjatë kohë edhe në komision edhe në grupet punuese ka të bëjë që është themelore ka shumë mangësi ky ligj sepse vetë privatizimi domethënë ka qenë një çështje që ka pasur karakter kriminal që është konstatuar edhe në këtë Kuvend por edhe në forumet tjera, ka pasur vërejtje të ndryshme por vërejtja kryesore ka të bëjë me përbërjen e kolegjeve në shkallë të parë me një anë është konstatuar rëndësia  e madhe dhe është konstatuar se kemi të bëjmë shpesh herë me vendime që prekin qindra e mija punëtor” u shpreh Kurteshi.

Në mungesë të votave të deputetët në seancën  plenare që po mbahet sot nuk kanë kaluar një sërë ligjesh ndër to votimi në parim i projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, votimi në parim i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,  votimi në parim i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera