Lajme

Nuk kalon kërkesa e opozitës që të fusin në rend dite mocionin për “grevën e minatorëve” dhe “protestën e Policisë”

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 02 November 2023

Propozimi i partive opozitare, që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të hyjë miratimi i rezolutës për minatorët e Trepçës dhe “protesta e Policisë” nuk ka kaluar.

Siç tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca vetëm 86 deputetë kanë marrë pjesë në votim dhe 33 deputetë e kanë përkrahur mocionin ndërsa 36 janë kundër dhe 7 abstenuan.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emër të partive opozitare, ka propozuar që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të hyjë miratimi i rezolutës për minatorët e Trepçës.

-Advertisement-

Po ashtu në votim hyri edhe propozimi i partive opozitare për Policinë e Kosvës i cili nuk kaloi.

Konjufca tha se 94 deputetë ishin të pranishëm në sallë ku 84 prej tyre morën pjesë në votim. 34 deputetë e përkrahen mocionin,  50 deputetë abstenuan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera