Lajme

“Nuk ka vend për panikë“, reagon Përparim Rama pas u sulmua me vezë

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 22 July 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama ka reaguar pasi u sulmua me vezë.

Rama ka thënë se nuk ka vend për panikë, shkruan Gazeta Infokus.

“Takimet me banoret e Prishtines dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes. Ka shume te pakenaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike. Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia“, ka shkruar Rama.

E sipas zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi, ai u sulmua nga disa të rijnë të cilët brohorisnin, Vetëëvendosje.

“Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjëve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panikë, Përparimi po vjen për Prishtinën!“, ka thënë ajo për Infokus.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por këta të fundit nuk janë në dijeni me këtë rast./Gazeta Infokus/

Të tjera