Lajme

“Nuk ka thyerje të derës”, Haxhiu jep detaje si u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 08 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë konferencë, Haxhiu ka thënë se nuk ka thyerje të derës apo ndonjë dyshim për përdorimin e forcës për të kryer këtë vepër.

Derisa ka thënë se përgjegjës për këtë akt “kriminal”, janë zyrtarët përgjegjës të cilët i kanë qasje në laborator ku ishin mostrat e Astrit Deharit.

-Advertisement-

“Nuk ka thyerje të derës, nuk ka thyerje te vendit ky hyn qelsi do me thënë asnjë dyshim në raport me forcën që është përdorur për ta kryer një akt të tillë kriminal. Prandaj po them që dikush nga zyrtarët përgjegjës, një person, dy, tre, kushdo qofshin ata janë përgjegjës për këtë akt kriminal”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, ajo ka thënë se vetëm tre zyrtarë kanë pasur qajse në këtë laborator.

Gjithashtu, Haxhiu ka njoftuar se mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.

“Aktualisht sipas informacioneve, sepse unë nuk kam qasja në vendin ku ruhen mostrat, por sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, ajo ka thënë se në total kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.

Dy prej epruvetave me gjak, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia ka dhënë institutit zviceran dhe një policisë për ADN.

“Në raksat mbajtëse epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Nga këto instituti, dy epruveta me gjak ja kanë dhënë Institutit zviceran dhe një policisë për ADN”, ka thënë Haxhiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera