Lajme

Nuk ka seancë këtë javë, kryesia mblidhet sërish javën tjetër

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 01 November 2021

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, u deklarua pas mbledhjes së Kryesisë së  Kuvendit, në të cilën tha se janë dakorduar që mbledhja të mbahet sërish javën e ardhshme.

Ajo tha se për këtë javë nuk është caktuar mbajtja e seancës së Kuvendit, shkaku i mbledhjes për MSA-në që do të mbahet.

“Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ne u dakorduam që javën që vjen të mblidhemi që ta caktojmë senacën e radhës, kjo vjen  si rezultat i takimeve punuese për MSA-në  gjatë kësaj jave, po ashtu takimet do të mbahen në sallën plenare, për shkak të numri të madh të deputetëve pjesëmarrës dhe të respektohen masat anti-COVID. “, tha ajo

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera