Sport

Nuk ka pushim, java e 12-të e Superligës zhvillohet këtë vikend

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 25 October 2019

Pas ndeshjeve të mes javës, Superliga do të vazhdojë me ndeshjet e javës së 12-të të cilat do të zhvillohen gjatë këtij vikendi, e ndeshje do të ketë edhe të hënë.

Nga dy ndeshje do të luhen çdo ditë, nesër gjatë ditës së shtunë, Vushtrria e pret Llapin në shtëpi, ndërsa në Skenderaj do të luhet derbi i Drenicës, ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet tjera, ajo në Therandë, ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit si dhe Gjilani me Trepçën 89.

-Advertisement-

Gjatë ditës së hënë do të zhvillohen ndeshjet e fundit të kësaj jave, ndërmjet Ferizajit dhe Dritës dhe derbi i kryeqytetit ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00, vetëm derbi i kryeqytetit do të zhvillohen nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./KosovaPress/

Superliga – Java e 12-të

E shtunë:

14:00 Vushtrria – Llapi

14:00 Drenica – Feronikeli

E diele:

14:00 Ballkani – Dukagjini

14:00 Gjilani – Trepça 89

E hënë

14:00 Ferizaj – Drita

18:00 Prishtina – Flamurtari

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera