Lajme

Nuk ka punë për femra në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 06 March 2019

Kështu u tha në Odën e Afarizmit të Kosovës në një konferencë që është mbajtur sot ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për lehoninë, shkruan inFokus.

Sipas zyrtarëve të OAK një prej arsyeve që po e pengon rritjen e punësimit të femrave është se bizneset nuk i marrin parasysh për punësim për shkak të pagesës së lehonisë dhe për shkak të detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga për një vend pune.

Rreze Cana nga OAK tha se Kosova është përpara me ligje por prapa me implementimin e tyre. Ajo tha se në vend vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara.

-Advertisement-

OAK kërkon që në Kosovë të rregullohet Ligji i Punës për pushimin e lehonisë, si në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Kroaci , Gjermani dhe shtetet tjra ku pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera