Rozë

Nuk ka pajtim! Dafina hakmerret ndaj Taynës mes koncertit

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 28 June 2022

Tayna dhe Dafina nuk flasin më për arsye që ende nuk dihen.

Ndërkohë kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka larguar Dafinën nga teksti.

-Advertisement-

Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë:

“Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina” mirëpo në koncertin e fundit, reperja i hoqi emrin Dafinës “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, këndoi Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.

Dhe mes vajzave duket se ka nisur një lu.ftë e ftohtë, Dafina pak ditë më parë ripostoi një version të ri të këngës ku këndonte vetëm ajo: “Dafina x Dafina” dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi dhe në koncert.

“Kërkush mo, veç Dafina e Dafina”, këndon ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera